Agjerimi i Ramazanit

www.xhamia-glarus.ch

Agjërimi i Ramazanit – Vlerat dhe rregullat e tij
nga Muhamed Xhemil Zejno
Përktheu: Lavdim Behrami
Ajetet mbi agjërimin
“O ju që besuat, agjërimi ju është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin
para jush, kështu që të bëheni të devotshëm. (Jeni të obliguar për) Ditë të caktuara, e kush
është i sëmurë prej jush ose është në udhëtim (e nuk agjëron), atëherë (le të agjërojë) më
vonë aq ditë. E ata që i rëndon ai (nuk mund të agjërojnë), janë të obliguar për kompenzim –
të ushqyerit e një të varfëri (çdo ditë); ai që nga vullneti jep më tepër, ajo është aq më e mirë
për të. Mirëpo, po që se e dini, agjërimi është më i mirë për ju. Muaji i ramazanit është muaji
në të cilin ka zbritur Kur’ani, që është udhërrëfyes për njerëz dhe sqarues i rrugës së drejtë
dhe dallues (i së vërtetës nga gënjeshtra). E kush prej jush e përjeton këtë muaj le të agjërojë,
ndërsa kush është i sëmurë ose në udhëtim, lë të agjërojë aq ditë nga ditët e mëvonshme.
Allahu me këtë dëshiron lehtësim për ju, e nuk dëshiron vështirësim. (të agjëroni ditët e
lëshuara më vonë) Që të plotësoni numrin, ta madhëroni Allahun për atë se ju udhëzoi dhe
që të falënderoni.” (el Bekare: 183, 184, 185)
Disa dobi të përftuara nga ajetet (e agjërimit)
1. Allahu ua ka bërë obligim agjërimin besimtarëve (muslimanë) sikurse që ua kishte bërë
obligim edhe atyre që ishin para tyre, duke patur parasysh dobinë nga agjërimi si në këtë botë,
ashtu edhe në botën tjetër.
2. Agjërimi është njëra nga metodat e arritjes së devotshmërisë ndaj Allahut.
3. Ditët e agjërimit janë të caktuara në tridhjetë ditë, andaj nuk shtohen më shumë.
4. Të sëmurit dhe udhëtarit i lejohet ngrënia gjatë muajit ramazan, mirëpo duhet që ato ditë të
kompensohen.
5. Në fillim muslimani kishte të drejtë zgjedhjeje: të mos agjërojë, por ta kompenzoj, apo të
agjërojë. Mirëpo, më vonë ky ligj u anulua duke mbetur agjërimi obligim.
6. Muajit të ramazanit i shtohet vlera kur e dimë se në muajin ramazan është zbritur Kur’ani.
Duke patur parasysh se zbritja ndodh prej së larti poshtë, kjo zbritje është argument se Allahu
qëndron lart mbi Arsh, siç tregojnë qartazi ajetet dhe hadithet e vërteta pejgamberike.
7. Agjërimi është obligim për secilin që e përjeton muajin e ramazanit, e që është mukel-lef1.
8. Ligji i Allahut është ligj i lehtë dhe i përshtatshëm, larg vështirësive.
9. Lartësimi i Allahut ditën e bajramit dhe falënderimi i Tij për begatitë e dhëna.