Ndertimi Xhamis

Xhamia Glarus

Es selamu alejkum
Xhamia e parë Shqiptare që do të ndërtohet prej themelit.

Me këtë rast të nderuar mysliman kërkojmë ndihëm tuaj kudo që jeni.

I Dërguari i Allahut thotë: “ kush ndërton një xhami duke kërkuar shpërblimin e Allahut, Allahu do të ja ndërtoj atij një shtëpi në xhenet” ose në një transmetim tjetër “ Allahu do të ja ndërtojë një shtëpi të ngjashme në xhenet”. Po ashtu i Dërguari i Allahut thotë:“ kush ndërton një xhami qoftë edhe sa shtëpia e një zogu Allahu do të ja ndërtoj atij një shtëpi në xhenet”.

Besimtar i nderuar, ndihma jote sa do që të jetë modeste do të jetë shkak që Allahu ta ndërtoj një shtëpi në xhenet.

Ne ju jemi mirënjohës ndaj cdo ndihme që ofroni, edhe nëse ajo është e pakt tek Allahu shpërblimi është i madh dhe lusim Allahun që të ju shpërblej për atë që kontribuoni.

Pranoni nderimet dhe përshëndetjet tona nga Xhamia e Glarusit.

Vesselamu alejkum ve rahmetullahi ve berekatuhu.

—————————————————
Konto numri i Xhamisë :

Emri:
Islamische Albanische Gemeinschaft
Molliserstrasse 1
8752 Näfels

Kontonummer
30-38169-2

IBAN:
CH66 0680 7710 0252 8749 3

Banka: GRB Glarner Regionalbank Gen.
8762 Schwanden GL
—————————————————

Kontribuoni edhe me thirje Tel:
0900 14 15 16 (5.15.-CHF)

https://www.facebook.com/xhamiaglarus
www.xhamia-glarus.ch

Falja e namazit

www.xhamia-glarus.ch

Namazi – është shtylla e dytë e Islamit, obligim i cili i shpallet Muhammedit a.s. gjatë udhëtimit të tij i njohur si Miraxhi. Namazi është obligim për të gjithë muslimanët të cilët jan të aftë psiqikisht dhe fizikisht (për të gjymtit fizikisht namazi është i obliguar por me lehtësime). Obligimi vendimtar i namazit është abdesi, pa marrjen korrekte të abdesit namazi është i pa pranueshëm. Obligim gjithashtu është që namazi të falet në kohën e vet e cila shpallet nëpërmjet Ezanit. Gjat kryerjes së namazit muslimanët kthehen kah Qabja.

 

Namazi sipas kohës

Emri Koha Sunete Farze Sunete të fundit Vitër
SABAHU Para lindjes së Diellit 2 Rekat 2 Rekat s’ka s’ka
DREKA Pasdite gjer ne Ikindi 4 Rekat 4 Rekat 2 Rekat s’ka
IKINDIA Pas dreke gjer në perëndim të Diellit 4 Rekat 4 Rekat s’ka s’ka
AKSHAMI Pas perëndimit te Diellit gjer në Jaci s’ka 3 Rekat 2 Rekat s’ka
JACIA Nga akshami gjer në mesnatë 4 Rekat 4 Rekat 2 Rekat 3 Rekat

 

Agjerimi i Ramazanit

www.xhamia-glarus.ch

Agjërimi i Ramazanit – Vlerat dhe rregullat e tij
nga Muhamed Xhemil Zejno
Përktheu: Lavdim Behrami
Ajetet mbi agjërimin
“O ju që besuat, agjërimi ju është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin
para jush, kështu që të bëheni të devotshëm. (Jeni të obliguar për) Ditë të caktuara, e kush
është i sëmurë prej jush ose është në udhëtim (e nuk agjëron), atëherë (le të agjërojë) më
vonë aq ditë. E ata që i rëndon ai (nuk mund të agjërojnë), janë të obliguar për kompenzim –
të ushqyerit e një të varfëri (çdo ditë); ai që nga vullneti jep më tepër, ajo është aq më e mirë
për të. Mirëpo, po që se e dini, agjërimi është më i mirë për ju. Muaji i ramazanit është muaji
në të cilin ka zbritur Kur’ani, që është udhërrëfyes për njerëz dhe sqarues i rrugës së drejtë
dhe dallues (i së vërtetës nga gënjeshtra). E kush prej jush e përjeton këtë muaj le të agjërojë,
ndërsa kush është i sëmurë ose në udhëtim, lë të agjërojë aq ditë nga ditët e mëvonshme.
Allahu me këtë dëshiron lehtësim për ju, e nuk dëshiron vështirësim. (të agjëroni ditët e
lëshuara më vonë) Që të plotësoni numrin, ta madhëroni Allahun për atë se ju udhëzoi dhe
që të falënderoni.” (el Bekare: 183, 184, 185)
Disa dobi të përftuara nga ajetet (e agjërimit)
1. Allahu ua ka bërë obligim agjërimin besimtarëve (muslimanë) sikurse që ua kishte bërë
obligim edhe atyre që ishin para tyre, duke patur parasysh dobinë nga agjërimi si në këtë botë,
ashtu edhe në botën tjetër.
2. Agjërimi është njëra nga metodat e arritjes së devotshmërisë ndaj Allahut.
3. Ditët e agjërimit janë të caktuara në tridhjetë ditë, andaj nuk shtohen më shumë.
4. Të sëmurit dhe udhëtarit i lejohet ngrënia gjatë muajit ramazan, mirëpo duhet që ato ditë të
kompensohen.
5. Në fillim muslimani kishte të drejtë zgjedhjeje: të mos agjërojë, por ta kompenzoj, apo të
agjërojë. Mirëpo, më vonë ky ligj u anulua duke mbetur agjërimi obligim.
6. Muajit të ramazanit i shtohet vlera kur e dimë se në muajin ramazan është zbritur Kur’ani.
Duke patur parasysh se zbritja ndodh prej së larti poshtë, kjo zbritje është argument se Allahu
qëndron lart mbi Arsh, siç tregojnë qartazi ajetet dhe hadithet e vërteta pejgamberike.
7. Agjërimi është obligim për secilin që e përjeton muajin e ramazanit, e që është mukel-lef1.
8. Ligji i Allahut është ligj i lehtë dhe i përshtatshëm, larg vështirësive.
9. Lartësimi i Allahut ditën e bajramit dhe falënderimi i Tij për begatitë e dhëna.

Pricing Table

Here you can see what we have to offer and what you'll pay for that

Here you can see the pricing table which comes with the theme. It needs to be insterted to the post/page/service in the Text editing mode (not visual).

Service For Car For Truck
Donec suscipit vehicula turpis sed lutpat 35€ 55€
Quisque vitae quam neque. 32€ 42€
Morbi cilisis placerat dapibus. 44€ 31€
Etiam ultrices nulla ed leo malesuada 48€ 34€
Commodo bibendum orci vi verra ; 22€ 33€
alesua commodo malesuada commodo 16€ 7€